Lajme

Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 20 July 2026

Në Shushicë të Komunës së Istogut gjatë ditës së sotme, më saktësisht pas orës 15:00, nga Policia është raportuar se ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Nga ky aksident, fatkeqësisht kanë humbur jetën dy persona, gjyshi Ramiz Qorraj, dhe mbesa e tij 12-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, në emisionin “Edicioni Special” bëri të ditur se vdekja e të miturës u konstatua në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Ndërkaq, 69-vjeçari u konstatua pa shenja jete pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Pejës

Katër anëtarë të tjerë të familjes po ashtu kanë përfunduar të lënduar, ndërsa Klani merr vesh, i cili është edhe fëmijë, është nipi i viktimës, dhe është në gjendje më të rëndë. Dy nga të lënduarit janë liruar në shtëpi”, u shpreh Hasani.

Nga policia është bërë e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48-orë. /Klankosova.tv

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy