Lajme

Ministri i Bujqësisë do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri në Istog dhe në komuna të tjera

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 20 July 2026

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, nesër do të zhvillojë një vizitë në Komunën e Istogut për të takuar fermerët e prekur nga breshëri dhe për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

Gjatë vizitës, Ministri do të bisedojë me fermerët, do të vizitojë zonat e prekura dhe do të koordinohet me autoritetet lokale lidhur me vlerësimin e situatës në terren. Sipas nevojës, vizita do të vazhdojë edhe në komuna të tjera të prekura nga breshëri.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar të jetë pranë fermerëve dhe të bashkëpunojë ngushtë me komunat dhe institucionet përkatëse në evidentimin e dëmeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy