Lajme

Dyshohet se kanë humbur jetën pasi tragetet e pasagjerëve janë përmbytur pranë Guajanës

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 20 July 2026

Dhjetëra njerëz dyshohet se janë mbytur pasi një traget pasagjerësh u përmbys në brigjet e Guajanës të shtunën mbrëma sipas kohës lokale, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Gjashtëdhjetë e shtatë persona u shpëtuan të dielën, thanë zyrtarët, por që atëherë punonjësit e shpëtimit nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë të mbijetuar.

Sipas listës së pasagjerëve të tragetit, ai kishte 116 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit, por kryeministri i Guajanës ka paralajmëruar se lista nuk është e saktë.

-Advertisement-

Zhytësit vazhdojnë të kërkojnë vendin ku anija u përmbys dhe njerëzve që besojnë se të dashurit e tyre mund të kenë qenë në bordin e anijes së goditur u është kërkuar të kontaktojnë autoritetet.

Kryeministri Mark Phillips tha se një hetim ishte nisur për humbjen e tragetit.

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë: aty ku konstatohet neglizhencë, sjellje e pahijshme ose keqbërje kriminale, përgjegjësit do të përballen me forcën e plotë të ligjit,” tha ai.

Ministri i Punëve Publike të Guajanës, Juan Edghill, shprehu zemërimin e tij në një konferencë shtypi të dielën, duke akuzuar ata që drejtonin tragetin se po përpiqeshin të “mashtronin sistemin”.

Ai tha se nga 67 personat e shpëtuar, vetëm 35 ishin regjistruar në manifestin e pasagjerëve, duke shkaktuar frikën se mund të kishte dhjetëra më shumë njerëz në bord sesa 133 në regjistrin zyrtar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy