Rrahje në Zvicër për një tokë në Kosovë: 59-vjeçari provon ta zgjidhë pronësinë me Kanun, përfundon me elektroshok nga policia
Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 20 July 2026
Një konflikt i vjetër pronësie për një copë tokë në Kosovë ka kulmuar në një rrahje në rrugët e qytetit të Schlierenit afër Zürichut, duke bërë që një 59-vjeçar kosovar të përfundojë në spital, pasi u neutralizuaa me elektroshok nga policia.
Sipas gazetës zvicerane “Limmattaler Zeitung”, ngjarja ka ndodhur kur kosovari, i cili merr një pension invaliditeti dhe jeton në rajonin Aarau-Lenzburg, vendosi t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e pronës “sipas zakonit të vjetër”. Pasi gjeti adresën e familjes me të cilën kishte konfliktin përmes një restoranti lokal, ai shkoi direkt në shtëpinë e saj për t’u konfrontuar.
Konflikti doli menjëherë jashtë kontrollit. Fillimisht, burri kërcënoi me jetë një grua, e cila nga frika thirri në ndihmë dy djemtë e saj. Kur djali i vogël doli për të sqaruar situatën, 59-vjeçari zgjidhi qenin nga litari dhe u përpoq ta godiste. Djali u mbrojt duke e goditur me grusht në fytyrë, gjë që e mllefosi edhe më shumë sulmuesin.
Ai nxori nga bagazhi i makinës një çekan, të cilin ia hodhi disa herë të riut, si dhe një shufër hekuri me të cilën goditi në gjunjë e krahë djalin tjetër të familjes kundërshtare që sapo kishte mbërritur në vendngjarje. Rrahja përfundoi me goditje të dyanshme grushtesh, derisa në vendngjarje mbërriti policia zvicerane.
Edhe pas mbërritjes së forcave të rendit, 59-vjeçari refuzoi të qetësohej. Gjatë momentit të arrestimit ai u tregua aq agresiv sa mundi t’u shkëputej nga duart policëve, çka detyroi këta të fundit të përdornin pistoletën me elektroshok për ta neutralizuar me rrymë elektrike.
Nga kjo rrahje, si 59-vjeçari ashtu edhe 25-vjeçari përfunduan në spital me lëndime të rënda. Prokuroria e Zürichut e dënoi së fundmi pensionistin me një gjobë me kusht prej 180 ditësh dhe 1000 franga shpenzime gjyqësore për kërcënim, pjesëmarrje në përleshje dhe rezistencë ndaj policisë. Dënim me gjobë me kusht mori edhe djali 25-vjeçar i familjes tjetër për shkak se u përfshi me vetëdije në rrahje, ndërsa për vëllanë e tij më të vogël po zhvillohet një procedurë e veçantë në gjykatën për të mitur.

T� tjera
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
-
‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohua...
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...

































