Lajme

Arianit Koci: Mërgimtarët po presin me orë në kufi, shteti duhet të jetë pranë tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 19 July 2026

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, duke kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë nga institucionet e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Koci ka thënë se, pavarësisht arsyes së bllokimit, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ose të paktën zëvendësministri, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, duhet të jenë pranë bashkatdhetarëve.

“Së paku, unë kisha qëndruar aty deri në zhbllokimin e kufirit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas Kocit, Kroacia është shtet mik i Kosovës dhe prania e përfaqësuesve të lartë shtetërorë do të tregonte interesim për qytetarët, duke ndihmuar edhe në përshpejtimin e zgjidhjes së situatës.

Në fund, ai ka theksuar se politikanët janë në radhë të parë në shërbim të qytetarëve dhe duhet të jenë pranë tyre në situata të tilla.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy