2 vjet nga arratisja e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës
Autori: Gazeta inFokus
09:04 | 06 July 2026
Vetëm 13 ditë i pati në “liri” pas arratisjes së tij për herën e nëntë nga burgu.
Faton Hajrizi arriti të ikte nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik 2024, ditën kur edhe Policia e Kosovës e shpalli në kërkim.
Përmes një postimi në Facebook, policia pati publikuar fotografinë e Hajrizit duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.
Në ditët pasuese, vendndodhja e Hajrizit nuk dihej, ndonëse ai disa herë u fut në TikTok ku edhe komunikonte me njerëzit. Në disa video, Fatoni thoshte se “nuk ka rrezik prej tij” dhe se nuk ka ikur nga burgu për t’i bërë keq dikujt.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se arrestimi i Faton Hajrizit është “çështje orësh a ditësh”.
Por, nuk doli ashtu.
Pak ditë më pas, në orët e para të mesnatës të së enjtes (18 korrik), mediat në Serbi raportuan për një vrasje që kishte ndodhur në Loznicë.
Një pjesëtar i policisë atje u vra dhe një tjetër u plagos. I dyshuar fillimisht ishte vëllai i Faton Hajrizit, Artani, pasi në vend të ngjarjes u gjet pasaporta e këtij të fundit.
Ky lajm ngjalli shqetësim në opinionin publik, dhe reagoi MPJ e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, kjo ministri apeloi te mërgimtarët që të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.
Të shpejta kanë qenë reagimet e mediave në Kosovë pasi “iu vërshuan” numrit të Artan Hajrizit, i njëjti numër i cili të mërkurën në mbrëmje telefonoi në emisionin “Debat Plus”, me pretendimin se personi që fliste ishte Faton Hajrizi.
Megjithatë, rezultoi se në telefon ishte një mik i Fatonit, të paktën kështu tha Artani në një lidhje direkte për emisionin “Kosova today” gjatë së enjtes.
Po ashtu, sipas Artanit, Fatoni ka qenë në disa shtete të Evropës si Italia, Kroacia e Gjermania, madje shtoi se dokumentet ia vodhi vëllai kur ishte në shtëpinë e tij e ku qëndroi për rreth dy orë.
Por, pasditen e 19 korrikut 2024, ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dha lajmin se i njëjti është vrarë në afërsi të Loznicës.
Ndryshe, fjalët e fundit publike të Faton Hajrizit ishin “krejt Drenica e Klina kanë me m’ardhë në varrim”. Dhe në varrim i shkuan nga e gjithë Kosova.

T� tjera
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...


































