Lajme

Ra nga ballkoni bashkë me rrethojat metalike, humb jetën 46-vjeçarja në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 06 July 2026

Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46 vjeçare.

“Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

-Advertisement-

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike ( gilindera). Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për obduksion”, tha i.

Rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy