Alarmon Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
22:58 | 05 July 2026
Avokati Arianit Koci ka bërë publik rrëfimin e një qytetari nga Kosova, i cili pretendon se është përballur me kërcënime dhe zhvatje gjatë kalimit nëpër pikën kufitare Batrovci/Bajakovo në dalje nga Serbia.
Sipas Kocit, qytetari me emrin Illir e ka kontaktuar të dielën në mbrëmje, ndërsa ai ka bërë të ditur se ia ka verifikuar identitetin dhe posedon dokumentet e tij. Megjithatë, avokati thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja
“Sonte më kontaktoi Illiri, një qytetar nga Kosova, identitetin e të cilit e kam verifikuar dhe dokumentet e tij i kam në posedim”, shkroi Koci.
Sipas pretendimeve të qytetarit, ai dhe familja e tij janë ndaluar rreth orës 16:30 gjatë daljes nga Serbia dhe janë dërguar në një hapësirë brenda zonës kufitare, ku janë kontrolluar nga disa policë. Ai pretendon se gjatë kontrollit janë ekzaminuar edhe telefonat e familjes dhe fotografitë e ruajtura në to.
Gjithnjë sipas rrëfimit të tij, pasi në telefonat e fëmijëve janë gjetur fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së, policët e kanë kërcënuar me arrestim dhe paraburgim në Beograd, duke i thënë se fëmijët do të mbeteshin vetëm nëse nuk paguante 2.000 euro
“Sipas rrëfimit të tij, nga frika, ua ka dhënë policëve 2.000 euro”, tha Koci
Nëse këto pretendime janë të sakta, bëhet fjalë për një ngjarje jashtëzakonisht serioze”, u shpreh ai.
Koci u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se kanë përjetuar trajtim të ngjashëm gjatë kalimit nëpër Serbi ta kontaktojnë atë, stacionin më të afërt policor dhe Ambasadën e Kosovës në shtetin ku jetojnë.
“Nëse rezulton se ka raste të tjera me elemente të njëjta, ato duhet të dokumentohen dhe të ndiqen përmes rrugëve ligjore”, përfundoi Koci

T� tjera
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...

































