Lajme

‘Seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet mes datave 15-20 korrik’

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 05 July 2026

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) me datën 27 qershor shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

E certifikimi i rezultateve pritet të bëhet pas vendimarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor.

Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve.

-Advertisement-

Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor. Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”

Ndërsa Kuvendi i Kosovës, sipas informacioneve që posedon “Gazeta Blic”, pritet të mblidhet për seancën konstituive mes datave 15-20 korrik.

Kështu ka marrë vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda këtij institucioni.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet mes datave 15-20 korrrik” tha ky burim për “Gazeta Blic”.

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ishin zgjedhjet e treta parlamentare me radhë të mbajtura brenda 18 muajve në Kosovë.

Sipas rezultateve përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i ka fituar 47.13% të votave, apo 53 vende në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 19.44%, apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69%  apo 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.74% apo shtatë ulëse.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy