Autostrada Shkup–Bllacë, punimet nisin brenda muajit
Autori: Gazeta inFokus
20:50 | 05 July 2026
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se nesër në Shkup do të nënshkruhet marrëveshja me kontraktuesin për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.
Mickoski pret që punët për ndërtimin e këtij aksi rrugor të nisin gjatë këtij muaji.
“Ky projekt është folur në opinion me dekada. Ka përfunduar me sukses e gjithë procedura. Është zgjedhur kontraktuesi. Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja zyrtarisht. Ne presim që puna në atë seksion të fillojë këtë muaj. Ka mijëra probleme me të cilat jemi përballur. Një nga prioritetet që kemi arritur të zgjidhim është pikërisht kjo sfidë për të përfunduar më në fund këtë segment, këto tetë kilometra”, tha Mickovski.
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë njoftuar se në prag të firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, kanë vizituar vendin ku do të nisin punimet për këtë projekt strategjik.
Sipas tyre, ndërtimi i autostradës do të sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe qytetarët e të dy vendeve, duke forcuar lidhjen mes Shkupit dhe Prishtinës.
Projekti për autostradën Shkup – Bllacë daton nga viti 2014.
Ndërtimi i segmentit të parë, prej 2 kilometrash ,filloi në vitin 2022.
Në dhjetor të vitit të kaluar ishte paraparë të filloj ndërtimi i segmentit të dytë prej 10 kilometrash.
Zvarritjen e punimeve, ministria e transportit e patë arsyetuar për shkak të procedurave burokratike të institucionit financiar.

T� tjera
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...

































