Lajme

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 04 July 2026

Mijëra objekte të reja banesore janë ndërtuar viteve të fundit në Kosovë, të përcjella me pikëpyetjet se a i plotësojnë kushtet e sigurisë për banorët.

Sipas dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës, Florim Grajçevci, nuk ka kontroll të mjaftueshëm institucional rreth standardeve të ndërtimit.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se duhet të bëhen ndryshime ligjore që ndërtimet në Kosovë të certifikohen nga nivele më të larta institucionale.

-Advertisement-

“Komunat, në përgjithësi, në Kosovë, në këtë aspekt kanë numër të vogël të stafit, dhe në asnjë mënyrë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të bërë kontrolle dhe inspektime nëpër objektet që ndërtohen. Arsyeja është e thjeshtë: ka shumë ndërtime dhe ka pak njerëz”, shprehet Grajçevci.

Për këtë arsye, ai propozon një model alternativ, ku institucionet akademike dhe profesionistët teknikë do të përfshiheshin në vlerësimin e projekteve.

Sa i përket kushteve të sigurisë në objektet e banimit kolektiv, Grajçevci thotë se ato shpesh nuk plotësohen nga ndërtuesit.

“Alarmet nuk janë të mjaftueshme për efektin e sigurimit kundër zjarrit”, thotë ai, duke sqaruar se alarmi vetëm paralajmëron për zjarr, por nuk e shuan atë.

Sipas tij, në ndërtesa publike dhe kolektive, sistemet automatike të shuarjes së zjarrit, shkallët dhe daljet emergjente duhet të jenë të obligueshme, jo opsionale.

Për mangësitë dhe cilësinë e dobët të ndërtesave, Grajçevci thotë se përgjegjësia është zinxhirore.

“Prej projektuesit te ndërtuesi, te ai që e ka dhënë certifikatën për shfrytëzim”, shprehet ai në 5 pyetje.

Në rastet kur qytetarët që duan të blejnë një banesë dhe nuk dinë për cilësinë e objektit, ai sugjeron që ata të konsultojnë paraprakisht një inxhinier ndërtimi, për të parë nëse banesa ku planifikojnë të jetojnë përmbush standardet e sigurisë./REL

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy