Lajme

Vetaksident fatal në Gërdoc të Podujevës, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 04 July 2026

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gërdoc të Podujevës.

Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30, ndërsa viktima nuk ka arritur t’iu mbijetoi lëndimeve të marra.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

“Rreth orës 00:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”.

“Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ai.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy