Lajme

Rizvanolli: Nuk i di detajet e rastit të Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 03 July 2026

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ajo vetë nuk është interesuar shumë për rastin e Martin Berishajt, sepse është në procedurë hetimore dhe ka ndodhur në vitin 2021, ende pa e marrë ajo postin e ministres.

“Unë nuk i di shumë detajet dhe arsyeja kryesore është se nuk jam interesuar shumë, është se rasti që po hetohet ka të bëjë me periudhën para qeverisjes tonë”, ka thënë Rizvanolli.

Në anën tjetër, ministrja Rizvanolli iu përgjigj edhe akuzave të partive opozitare se qeveria aktuale është e kapur nga “mafia energjetike”.

-Advertisement-

“Natyrisht që kjo është e pavërtetë dhe ata që flasin duhet të prezantojnë së paku një gjysmë fakti për këtë që po e thonë. Nuk mund të dalësh dhe të shpifësh një gjë për dikë e aq më tepër për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Çka është kjo punë kështu? Nëse flasim për importin, sepse janë disa individë të LDK-së që po flasin për këtë punë, në vitin 2017, në kohën e qeverisjes Mustafa, ka qenë koha rekord e importit të energjisë elektrike. 22% e konsumit të përgjithshëm ka qenë import i energjisë elektrike dhe shifra të tilla rrallë që përsëriten më. Atëherë konsumi ka qenë shumë më i ulët, ndërsa sot shtohen mbi 20 mijë njësorë të rinj në vit të energjisë elektrike”, ka shtuar Rizvanolli në një intervistë në EURO n’T7.

Më 26 qershor të vitit 2025, Berishaj ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale në Prishtinë si i dyshuar nga organet e rendit për shpëlarje parash dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Për të njëjtat vepra penale, ai ishte intervistuar edhe në mars të vitit 2024.

Për Berishajn, fillimisht kishin raportuar mediat, mirëpo më pas, vetë ai, para një komisioni parlamentar në Kuvendin e Kosovës, e kishte pranuar se përderisa ka qenë ambasador ishte paguar nga kompania që merret me energji elektrike, GEN-I – dega në Beograd.

Ai ishte paguar me shuma marramendëse nga GEN-I serb, për të dhënë gjoja këshilla në lidhje me tregjet e energjisë në Ballkan.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy