Afro 4 mijë vdekje të raportuara gjatë valës së të nxehtit në Francë, Belgjikë dhe Holandë
Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 03 July 2026
Franca, Holanda dhe Belgjika kanë regjistruar 3 mijë e 700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit që rriti temperaturat në të gjithë Evropën, me autoritetet që paralajmërojnë se shifrat janë paraprake dhe mund të rriten.
Ekspertët kanë thënë se vala e të nxehtit, e cila zgjati nga rreth 20 deri më 28 qershor, ishte më e keqja e regjistruar në Evropë , duke shkaktuar ndërprerje në prodhimin e energjisë, duke dëmtuar infrastrukturën dhe duke mbingarkuar sistemet e kujdesit shëndetësor.
Shkencëtarët thanë se nxehtësia ekstreme pothuajse me siguri u shkaktua nga ndryshimet klimatike.
Në Francë u regjistruan 2 mijë e 25 vdekje të tepërta gjatë valës së të nxehtit, me një rritje të veçantë të vdekjeve në mesin e njerëzve mbi 45 vjeç, tha të premten ministrja franceze e shëndetësisë, Stephanie Rist, për televizionin lokal, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Vdekjet në shtëpi u rritën me 91% midis 22-28 qershorit krahasuar me javën e kaluar, ndërsa vdekjet në azilet e pleqve dhe institucionet e kujdesit shëndetësor gjithashtu u rritën, tha autoriteti i shëndetit publik i vendit në një buletin.
“Vdekshmëria do të jetë … më e lartë nga sa sugjerojnë këto shifra fillestare”, paralajmëroi autoriteti.
Në Belgjikë, Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se kishte regjistruar vdekshmëri të tepërt prej rreth 1 mijë e 200 vdekjesh midis 18 qershorit dhe 29 qershorit, duke shtuar se 530 nga vdekjet ishin midis njerëzve të moshës 85 vjeç e lart.
Njerëzit nën moshën 65 vjeç përbënin 180 nga vdekjet e tepërta.
“Një vdekshmëri e tillë e tepërt gjatë një vale të nxehti është e pashembullt në vendin tonë”, tha ministria në një deklaratë.
Autoritetet në Holandë thanë se vala e të nxehtit çoi në rreth 480 vdekje të tepërta , kryesisht në mesin e personave mbi të 80-at.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...



































