KFOR ndërton një portë të re për Manastirin e Bërnjakut për ta mbrojtur nga depërtimi i kafshëve të egra
Autori: Gazeta inFokus
09:17 | 03 July 2026
Inxhinierët e Forcave të Armatosura Zvicerane, në kuadër të Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike (JLSG) të KFOR’it, në bashkëpunim me ekipin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it, projektuan dhe ndërtuan një portë për Manastirin e Bërnjakut në Zubin Potok, ka njoftuar sot KFOR.
Misioni i NATO’s tha se ndërtimi i portës së re kishte për qëllim të ndihmonte në mbrojtjen e manastirit dhe të tokave të tij bujqësore nga depërtimi i kafshëve të egra, duke mbështetur qëndrueshmërinë afatgjatë dhe funksionimin e përditshëm të manastirit.
“Kjo nismë, që u përmbyll me një ceremoni zyrtare të dorëzimit, ku morën pjesë përfaqësues të manastirit, ushtarë të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) dhe inxhinierë të Forcave të Armatosura Zvicerane, dëshmon angazhimin e KFOR-it për të bashkëpunuar me partnerët lokalë, me synim forcimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të miratuar në vitin 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
































