Lajme

Bedri Hamza: Vetëvendosje ka dalë e para, por është humbësja e vetme e këtyre zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 02 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 7 qershorit ku ka deklaruar se rezultatin e partisë së tij e ka parë në mënyrë reale dhe si një mesazh të qartë të elektoratit të saj.

Hamza theksoi se, megjithëse PDK e ka ruajtur numrin e ulëseve në Kuvend, rënia e numrit të votave përbën një mundësi të humbur për partinë.

“Rezultatin e kam parë në mënyrë reale, normalisht e kam lexuar si mesazh të elektoratit. Demokracia është përfaqësim, shpeshherë mund të kesh më shumë vota e më pak ulëse, ose më pak vota e më shumë ulëse. Në këto zgjedhje PDK e ka ruajtur numrin e ulëseve brenda Kuvendit”, deklaroi Hamza në Rubikon të Klan Kosovës.

Hamza vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje ndonëse ka dalur partia e parë, është humbësja e vetme e këtyre zgjedhjeve, pasi sipas tij, ajo ka humbur katër ulëse në Kuvend, ndërkohë që LDK ka fituar tri ulëse dhe AAK një më shumë.

-Advertisement-

Më tej Hamza pranon se PDK ka shënuar rënie në numrin e votave dhe kjo për të është mundësi të humbur për të arritur një rezultat më të mirë.

“Megjithëkëtë kemi pasur humbje të numrit të votave dhe unë këtë e konsideroj si mundësi të humbur për Partinë Demokratike të Kosovës, që në këto zgjedhje ta ketë një rezultat krejt tjetër, shumë më të mirë, me numrin e votave që kishte në shkurt dhe dhjetor të vitit të kaluar”, tha Hamza.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy