Lajme

Video nga vendi i ngjarjes: Polici civil neutralizon personin e arma*tosur pas të shtënave në qendër të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 02 July 2026

Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve.

Në videon e siguruar, shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.

Sipas informacioneve të deritahme që ka siguruar IndeksOnline, si pasojë e të shtënave disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të Informacioneve zyrtrare.

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy