Lajme

Dalin pamje të rënda nga Podujeva, i dyshuari shihet i arm*atosur në shesh pas të shtënave

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 02 July 2026

Janë publikuar edhe disa pamje të rënda nga ngjarja e armatosur që tronditi qendrën e Podujevës.

Një person shihet i armatosur me revole në shesh, menjëherë pasi dyshohet se ka shtënë me armë ndaj disa personave.

Si pasojë e të shtënave, sipas informacioneve që po raportohen në media disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy