Lajme

Kurti: IPK-ja ka konfirmuar që askush nuk është mbi ligjin

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 02 July 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ku ka vlerësuar rolin e këtij institucioni në forcimin e sundimit të ligjit dhe llogaridhënie, shkruan Gazeta Infokus.

Në fjalën e tij, Kurti tha se IPK-ja ka dëshmuar ndër vite rëndësinë e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë dhe respektimit të ligjit pa dallim.

“IPK-ja ka konfirmuar që askush nuk është mbi ligjin dhe se besimi i qytetarëve ndërtohet mbi profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Kurti vlerësoi rolin e institucionit në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë.

“Përmes mandatit të tij në hetime, inspektime dhe mbikëqyrje, IPK-ja ka konfirmuar se askush nuk është i paprekshëm dhe se besimi i qytetarëve ndërtohet mbi profesionalizmin, transparencën dhe llogaridhënien”, u shpreh ai.

Sipas tij, gatishmëria e institucioneve të sigurisë për t’iu nënshtruar kontrollit të pavarur ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj tyre.

Kurti theksoi se kjo reflektohet edhe në rezultatet e anketave të fundit, ku Policia e Kosovës renditet ndër institucionet më të besuara në vend, me 85.6 për qind besim nga qytetarët.

Ai shtoi se ky rezultat përfaqëson dëshmi të profesionalizmit të Policisë së Kosovës dhe funksionimit të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies që garantojnë standarde të larta institucionale.

Duke folur për zhvillimin e IPK-së në vitet e fundit, Kurti tha se institucioni ka shënuar progres të dukshëm në avancimin e rolit të tij institucional./Gazeta Infokus/

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy