Lajme

IPK shënon 20 vjetorin e themelimit, këtu mund të ndiqni live

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 02 July 2026

Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar gjatë ditës së sotme 20 vjetorin e themelimit.

Për 20 vjetorin e themelimit të IPK-së, është duke u mbajtur një ceremoni qendrore.

Në këtë  ceremoni po marin pjesë edhe presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla si dhe shumë zyrtarë të sigurisë, si dhe mysafirë të tjerë të ftuar nga vende të tjera.

-Advertisement-

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda ka folur me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit, duke theksuar arritjet dhe rolin e IPK-së në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Ai tha se dy dekada pune kanë qenë të fokusuara në garantimin e ligjshmërisë dhe trajtimin e mijëra ankesave të qytetarëve, shkruan Indeksonline.

“Sot shënojmë dy dekada me synim të qartë: sundimin e ligjit. Jemi angazhuar për mijëra ankesa nga qytetarët. IPK-ja sot gëzon besimin e qytetarëve. Kemi dëshmuar se askush nuk qëndron mbi ligjin,” tha Hoda.

Ai shtoi se bashkëpunimi institucional ka qenë kyç në arritjet e Inspektoratit Policor të Kosovës Inspektorati Policor i Kosovës, duke falënderuar Prokurorinë, Policinë e Kosovës, AKI-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë, si dhe Ambasadën e SHBA-së për mbështetjen.

“Anëtarësimi ynë në mekanizma ndërkombëtar është dëshmi e besimit ndaj institucionit tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo përbën një tregues të konsolidimit të IPK-së dhe rritjes së kredibilitetit të saj ndër vite.

IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade./Gazeta Infokus/

Në këtë link mund të shihmi LIVE ceremoninë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy