Lajme

Ky është i riu që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 01 July 2026

26-vjeçari, F.B., është i riu që vdiq tragjikisht në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, pasi dyshohet se u godit nga rrufeja.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy