Lajme

Sami Boroci rikthehet në KF Prishtina e Re

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 28 June 2026

KF Prishtina e Re ka zyrtarizuar rikthimin e Sami Borocit në klub, ku do të ushtrojë detyrën e Drejtorit Menaxhues dhe Sportiv.

Boroci, një nga themeluesit e klubit dhe një prej figurave kyçe në zhvillimin e tij, rikthehet pas një viti te FC Malisheva, ku kontribuoi në një sezon historik, duke ndihmuar skuadrën të përfundojë si nënkampione e Albi Mall Superligës, shkruan Indeksonline

Në njoftimin zyrtar, klubi vlerëson se Boroci ishte një nga arkitektët e projektit që, brenda pesë viteve (2020–2025), e ngjiti KF Prishtinën e Re nga rangu më i ulët i futbollit kosovar deri në elitë.

-Advertisement-

Sipas klubit, nën drejtimin e tij, Prishtina e Re u shndërrua në një model të vizionit dhe profesionalizmit në futbollin kosovar, duke kombinuar suksesin sportiv me ndërtimin e një strukture të qëndrueshme.

Me rikthimin e Borocit, drejtuesit synojnë të ndërtojnë një projekt afatgjatë dhe ambicioz, me objektiv rikthimin dhe konsolidimin e klubit në elitën e futbollit të Kosovës. Njëkohësisht, prioritet do të mbetet zhvillimi i akademisë dhe krijimi i një modeli të qëndrueshëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy