Koci, qytetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë: Postimet në rrjete sociale mund t’ju sjellin telashe
Autori: Gazeta inFokus
13:17 | 28 June 2026
Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë ose të kalojnë transit nëpër Serbi duhet të tregojnë kujdes të shtuar me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale dhe platformat publike në internet.
Paralajmërimi vjen nga avokati Arianit Koci, i cili ka theksuar se edhe aktiviteti online mund të ketë pasoja ligjore në territorin e atij shteti.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Koci ka theksuar se postimet, komentet apo përmbajtjet që mund të interpretohen si fyese, kërcënuese ose si nxitje e urrejtjes, mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe dhe të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.
Ai paralajmëron se situata të tilla mund të kenë pasoja serioze për qytetarët, varësisht nga rrethanat dhe interpretimi ligjor i autoriteteve.
“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se përmbajtjet që publikojnë në rrjetet sociale, përfshirë komentet apo postimet e vjetra, mund të shqyrtohen nga autoritetet gjatë hyrjes apo qëndrimit në Serbi. Nëse këto përmbajtje vlerësohen si fyese, kërcënuese apo si nxitje e urrejtjes, atëherë, varësisht nga legjislacioni që zbatohet atje dhe rrethanat konkrete, ekziston mundësia që personat të ndalohen, të intervistohen dhe madje të procedohen penalisht ose për kundërvajtje,” ka deklaruar Koci.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që para udhëtimit të jenë të kujdesshëm dhe të rishikojnë aktivitetin e tyre publik në internet, duke theksuar se përmbajtjet digjitale mund të kenë ndikim real në kufi dhe gjatë qëndrimit në një shtet tjetër.

T� tjera
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...


































