Lajme

Haziri: Veç bashkëpunimi e normalizon vendin, BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 27 June 2026

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me situatën politike në vend, ka thënë se, vendin e normalizon dhe stabilizon vetëm bashkëpunimi për procese politike, shkruan Gazeta Infokus.

Haziri, ka shtuar edhe se, për këtë gjë janë gati nga kjo parti, dhe se, i njëjti ka vlerësuar që, BE, NATO dhe gazi amerikan janë procese strategjike.

Postimi:

-Advertisement-

Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën 🇽🇰

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra.

Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës!

Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës.

Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese.

Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në!

Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike!

Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj!

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy