Lajme

Fëmija që u lëndua nga zja*rri i sotëm në Prishtinë në gjendje stabile, po trajtohet në kirurgji plastike

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 27 June 2026

Fëmija që mbeti i lënduar si pasojë e zjarrit të madh që përfshiu katin e fundit të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili bëri të ditur se pas trajtimit fillestar në Emergjencë, fëmija është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

“Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdimin e trajtimit të mëtejmë”- ka deklaruar Syla.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy