Lajme

Burim Ramadani: Bëni zotim për gjashtë të mira urgjente për qytetarët, Aleanca i mbështet për Presidentin dhe Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 27 June 2026

Burim Ramadani ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të mbështesë zgjedhjen e Presidentit dhe formimin e Qeverisë, nëse partitë e tjera zotohen publikisht për realizimin e gjashtë masave urgjente në interes të qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ramadani theksoi se Aleanca nuk po kërkon asnjë përfitim politik apo institucional për vete, por vetëm angazhim konkret për çështje që, sipas tij, janë në shërbim të popullit të Kosovës.

“Asnjë kusht vetjak për Aleancën, por gjashtë të mira urgjente në shërbim të popullit.Bëni zotim publik për këto 6 të mira urgjente për popull, Aleanca ju mbështet në zgjedhjen e Presidentit dhe Qeverisë. S’duam bash asnjë gjë prej jush për Aleancën! Hiq!”, ka shkruar Ramadani.

-Advertisement-

Ai ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka dëshmuar me veprimet e tij se Aleanca ekziston për qytetarët dhe jo për interesa të ngushta partiake

“Ardian Gjini ka dëshmuar qartë e konkretisht se Aleanca ekziston për popullin, jo për vete. Më shqip e kombëtarisht se kaq nuk ka ku shkon: Bëni diçka për popullin e Kosovës, ne ju mbështesim”, ka shtuar ai.

Në fund të reagimit të tij, Ramadani ka theksuar se vendimi tashmë mbetet në duart e subjekteve të tjera politike.

“Topi është te ju”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy