Fundjavë me diell dhe temperatura deri në 33°C në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
23:24 | 19 June 2026
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën 20–21 qershor 2026, sipas të cilit vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, kushtet biometeorologjike gjatë fundjavës do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullatës, megjithatë temperaturat e larta gjatë orëve të mesditës mund të shkaktojnë lodhje dhe shqetësime te personat e ndjeshëm.
Indeksi UV pritet të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë intervalit 10:00–16:00, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat që punojnë në ambiente të hapura.
Për të shtunën, 20 qershor, parashikohet mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë. Era do të fryjë e lehtë nga verilindja dhe veriperëndimi.
Të dielën, 21 qershor, pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura minimale 10 deri në 13 gradë dhe maksimale 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga verilindja.
Sipas IHK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për punimet bujqësore, ndërsa lagështia e mbetur në tokë nga reshjet e ditëve të kaluara pritet të ndihmojë zhvillimin e kulturave bujqësore.

T� tjera
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...

































