Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 19 June 2026
Shteti ka paguar gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë serbë të cilët nuk kanë dalë fare në punë në vitin 2025.
Këto pagesa nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë evidentuar nga auditimi i ZKA-së, si një çështje e përsëritur, por për të cilën nuk është ndërmarrë asnjë masë.
“Punonjësit e angazhuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit nuk janë të sistemuar në pozita të rregullta dhe, sipas të dhënave të disponueshme, nuk ushtrojnë aktivitet në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në total, janë 61 punonjës në këtë kategori. Gjatë vitit 2025, për këta punonjës janë realizuar pagesa në vlerë prej 469,885€. Megjithatë, nuk janë ofruar dëshmi për vijueshmërinë në punë apo për angazhimin e tyre.” – thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Sipas raportit, kjo çështje paraqet sfidë për ministrinë në sistemimin e këtyre punonjësve në pozita dhe hapësira të përcaktuara pune, për shkak të mungesës së objektivave të qarta të punës, si rrjedhojë e së cilës ata nuk janë të angazhuar në aktivitete konkrete.
“Pagesat e realizuara në mungesë të evidencave për vijueshmëri dhe angazhim në punë janë shpenzime të paarsyetuara dhe ndikojnë negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.” – thuhet tutje në raport.

T� tjera
-
Haxhiu: Përgjegjësia për ta ndalur dhu*nën ndaj grave është e të gjithëve
Me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjino...
-
Sulmohet me thi*kë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK
Një burrë ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga një person i pa...
-
Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tr...
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...































