Kulturë

‘Kater Tre Films’ – Visual Production sjell kreativitet dhe profesionalizëm në botën e mediave vizuale

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 18 Qershor 2026

Në një kohë kur përmbajtja vizuale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për bizneset, organizatat dhe individët, ‘Kater Tre Films – Visual Production’ me të hyrë në treg po shquhet si një emër që po ofron zgjidhje kreative dhe profesionale në fushën e produksionit mediatik.

E specializuar në realizimin e videove promocionale, fotografisë profesionale, mbulimin e eventeve, reklamave dhe përmbajtjeve digjitale, kompania synon të sjellë ide inovative dhe rezultate cilësore për klientët e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Ani pse një produksion relativisht i ri në treg  Kater Tre Films – Visual Production ka arritur të bashkëpunojë me disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare ndër ta Klepto, Ledri Vula, Lumi B, Capital T dhe MC Kresha, duke dëshmuar përkushtimin dhe cilësinë e punës së tyre.

-Advertisement-

Me një qasje moderne dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore, kjo kompani krijon materiale që ndihmojnë në promovimin e bizneseve, produkteve dhe shërbimeve, duke përcjellë mesazhe të qarta dhe mbresëlënëse për audiencën.

Me një ekip të përkushtuar dhe një vizion të qartë artistik, Kater Tre – Visual Production vazhdon të ndërtojë identitetin e saj në treg, duke ofruar shërbime që ndërthurin estetikën, teknologjinë dhe profesionalizmin.

Kater Tre – Visual Production – aty ku idetë marrin formë dhe momentet shndërrohen në kujtime  të paharrueshme./Gazeta Infokus

Më poshtë gjeni videoklipin e realizuar nga Kater Tre – Visual Production:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy