Lajme

Skandaloze: MAPL-ja ndan deri në gjysmë milioni euro për OJQ-të, nuk i publikon emrat e përfituesve e as sa para mori secila nga buxheti i shtetit

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 15 June 2026

Ndarja e deri në 500 mijë eurove para publike për organizatat joqeveritare nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal po zhvillohet nën një perde të plotë mungese transparence. Një praktikë e pazakontë dhe shqetësuese është duke u zhvilluar në MAPL e udhëhequr nga Elbert Krasniqi.

Në dokumentet zyrtare të publikuara nga MAPL-ja lidhur me thirrjen për mbështetje financiare të organizatave joqeveritare në fushën e qeverisjes lokale, publikut nuk i bëhet e ditur se cilat OJQ që kanë përfituar fonde publike, për çfarë projektesh janë financuar dhe sa para kanë marrë.

Në vend të emrave të organizatave, ministria ka publikuar vetëm numra protokolli, duke e bërë praktikisht të pamundur identifikimin e përfituesve të mjeteve publike dhe shumën sa kanë përfituar.

-Advertisement-

Sipas dokumenteve të publikuara, 12 organizata kanë kaluar fazën e vlerësimit përmbajtësor, ndërsa dhjetëra të tjera janë refuzuar në fazat administrative dhe përmbajtësore.

Megjithatë, askund nuk publikohet identiteti i organizatave, projektet e tyre apo shumat që do të përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Kjo qasje ngre pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe llogaridhënien në shpërndarjen e fondeve publike.

Edhe më shqetësues është fakti se në dokumentet zyrtare nuk jepet asnjë shpjegim se pse janë fshehur këto të dhëna, ndonëse emrat e përfituesve të subvencioneve dhe granteve publike tradicionalisht publikohen nga institucionet shtetërore.

 

 

Gazeta Infokus ka kërkuar zyrtarisht qasje në dokumentacionin e plotë, përfshirë emrat e organizatave përfituese, projektet e financuara dhe vlerën e mbështetjes së ndarë për secilën prej tyre. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ministria nuk ka kthyer përgjigje.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy