Lajme

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 14 June 2026

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 251-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar rolin vendimtar të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në çlirimin e Kosovës.

“Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të SHBA-së, me rastin e 251-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohën vendimtare të Ushtrisë Amerikane dhe NATO, të cilët e shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik. Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me SHBA-të. Populli ynë mbetet përjetësisht mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën”, shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy