Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 14 June 2026
Një person ka humbur jetën si pasojë e një përleshjeje të ndodhur paraditen e së dielës në fshatin Kobaj të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se rasti është raportuar rreth orës 11:50, ku dy familje, kushërinj mes vete, janë përfshirë në një konflikt fizik duke përdorur mjete të forta.
“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç”, ka deklaruar Bytyqi.
Sipas tij, personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për procedura të mëtejshme.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar hetime intensive për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Bytyqi.
Derisa në fund ai bëri të ditur se i lënduar ka mbetur edhe një person i moshës 57 vjeçare, që dyshohet të jetë babai i viktimës.

T� tjera
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...
-
Arifi kritikon Kurtin për të arriturat e qeverisë: E çuan vendin në drejtim krejt të gabuar
Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar pas prezantimit të të arriturave...
-
Shkëmb Manaj për rastet e ish-zyrtarëve të LDK: Fushatë, vrasje e dytë, ata s’janë gjallë ta thonë të vërtetën e tyre
Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se fushata kund...
-
“Si kryeministër”, Rama: Synojmë që Kosova të jetë si Singapori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur edhe një herë tjetër ambici...
-
Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se vr...
-
Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, B.B., i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim m...
-
Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot
Dy shtetas shqiptarë janë akuzuar për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në re...
-
Nisma e PDK’së e Kurtit për Ligj krejt të ri për Hagën, BE: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi
Një zëdhënës i Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express ka thën...
-
Përparim Rama thumbon VV’në: E kaltra është ngjyra e kryeqytetit, e kuqja nuk po i bën mirë vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë deklarimit para mediave me rastin...
-
Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropi...





























