Lajme

Kurti: Ne do të jemi bartës të formimit të institucioneve të reja, për president jemi të gatshëm të flasim me opozitën

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 12 June 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur optimist për themelimin e institucioneve të reja.

Ai ka vlerësuar se VV-ja është fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe do të jetë bartëse e formimit të institucioneve të reja.

“Jemi duke pritur numërimin e votave. Pra votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes se numrit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Por, duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që VV është fitues e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11. Unë jam optimist që gjerat do të shkojnë mbar e mirë, edhe sa i përkëtej konstituimit të Kuvendit, dhe formimit të Qeverisë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kurse, sa i përket zgjedhjes se presidentit, ai ka thënë se duhet bashkëpunim me opozitën, ndërsa është shprehur i gatshëm që për këtë çështje të bisedojë me ish-partitë opozitare.

“Ndërkaq sa i perke zgjedhjes se presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitës, për shkak të asaj kërkesës së Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkojnë 80 deputetëve t`i kenë votat e tyre në kuti”, është shprehur ai, duke shtuar se vullneti i tij për të biseduar nuk mundon.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy