Rozë

Kjo është konkurrentja që u eliminua vetëm tre ditë para finales së Ferma VIP

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 12 June 2026

Sara Karaj ka mbyllur rrugëtimin e saj në spektaklin “Ferma VIP”, vetëm tre ditë para finales së madhe.

Konkurrentja, e cila ishte pjesë e fermës që nga dita e parë, konsiderohej një nga pretendentet për të mbërritur deri në fund të garës dhe për të fituar çmimin e madh.

Fati i saj në lojë u vulos pas humbjes në dy sfida të rëndësishme, të cilat e çuan në një televotim vendimtar përballë Ilirit. Në përballjen “kokë më kokë”, publiku vendosi që Sara të ishte ajo që do të largohej nga gara.

-Advertisement-

Pas eliminimit të saj, në garë për çmimin e madh mbeten pesë finalistë: Moza, Iliri, Soni, Bujaka dhe Visi.

Njëri prej tyre do të shpallet fitues i edicionit dhe do të marrë çmimin e madh, ndërsa katër finalistët e tjerë do të shpërblehen me nga 10 mijë euro secili.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy