Lajme

Kush janë 10 më të votuarit e LDK-së deri më tani?

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 11 June 2026

Po vazhdon procesi i numërmit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN), janë numëruar 2 mijë e 301 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 498 apo 92,11%.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), këta janë 10 kandidatët që kanë marrë më së shumti vota.

-Advertisement-

Në vendin e parë është kandidatja, Vjosa Osmani me 73 mijë e 651 vota.

Në vendin e dytë është Lumir Abdixhiku me 66 mijë e 949 vota.

Në vendin e tretë është Doarsa Kica Xhelili me 52 mijë e 434 vota.

Në vendin e katër është Hykmete Bajrami me 41 mijë e 379 vota.

Në vendin e pestë është Avdullah Hoti me 37 mijë e 935 vota.

Kurse, në vendin e gjashtë është Kujtim Shala me 32 mijë e 68 vota.

Ndërsa, në vendin e shtatë është Ukë Rugova me 31 mijë e 897 vota.

Në vendin e tetë është Anton Quni me 25 mijë e 259 vota.

Në vendin e nëntë është Lutfi Haziri me 23 mijë e 86 vota.

Dhe në vendin e 10 është Armend Zemaj me 22 mijë e 502 vota.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy