Lajme

A e prodhuan liderin lokal zgjedhjet e 7 qershorit në Suharekë? Selman Kolgeci më i votuari

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 11 June 2026

Në zgjedhjet e 7 qershorit në Suharekë, kandidati nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Selman Kolgeci arriti të fitojë mbështetje të madhe nga qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Nga 90,15% të votave të procesuara nga votuesit e vendlindjes së tij Suhareka, ai ka marrur deri më tani gjithsej, 2,972 vota, duke kaluar dhe lënë pas emra të njohur dhe me eksperiencë të gjatë politike.

Figura të rëndësishme të garës përfshijnë:

-Advertisement-

Enver Hoxhaj – 2,151 vota, Ish-Ministër, ish Zëvendëskryeministër dhe deputet.

Bali Muharremaj – 2,743 vota, Kryetar aktual i Suharekës, ish-kryetar për 2 mandate dhe ish-deputet.

Blerim Kuqi – 2,395 vota, Ish-kryetar komune, ish-deputet dhe dy herë ministër.

Albena Reshitaj – 2,114 vota, Ish-deputete dhe ish-ministre.

Burim Ramadani – 2,604 vota, Ish-shef i AKI-së, ish-deputet dhe ish-zv.ministër.

Sali Zyba – 2,253 vota, Deputet për disa mandate.

Albana Bytyqi – 2,450 vota, Deputete për disa mandate.

Nexhat Ramadani – 2,294 vota, Ish-zv.ministër, ish-drejtor dhe nënkryetar dege.

Këtu mund të shihni rezultatet nga zgjedhjet e 7 qershorit.

/Gazeta Infokus/

 

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy