Mbrohen në heshtje të akuzuarit për fajde e ndihmë në kryerjen e kësaj vepre, Gjykata i shpall të papranueshme disa prova
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 11 June 2026
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të enjten, të akuzuarit Remzi Jahiri dhe Hilimi Dudi, të cilët po akuzohen për fajde dhe ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale, u mbrojtën në heshtje. Në këtë seancë, trupi gjykues ka njoftuar për shpalljen e një pjese të provave si të papranueshme, ndërsa mbrojtja ka kontestuar pretendimet e Prokurorisë, duke kërkuar lirim nga akuzat.
Në hapje të seancës, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri njoftoi për vendimin e trupit gjykues për shpalljen e të gjitha provave të nxjerra gjatë vitit 2019 si të papranueshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Beqiri tha se këto prova ishin marrë para fillimit zyrtar të procedurës hetimore dhe do të veçohen nga shkresat e lëndës për t’u mbyllur në një zarf të veçantë. Provat në fjalë ndër të tjera përfshijnë vërtetimet për kontrollin e shtëpive dhe lokaleve, procesverbalet për sekuestrimin e sendeve, raportet e vëzhgimit, audio-incizimet, si dhe masat e fshehta së bashku me raportet që kanë rrjedhur prej tyre.
Pasi që palët nuk kishin propozime për prova të tjera, seanca kaloi tek procedura e paraqitjes së mbrojtjes. Me këtë rast, të akuzuarit Remzi Jahiri dhe Hilimi Dudi pas konsulltimit me mbrojtësit e tyre, deklaruan që dëshirojnë të mbrohen në heshtje.
Në fjalën përfundimtare, prokurorja Florije Salihu-Shamolli ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Prokurorja tha se edhe pse një pjesë e provave u shpallën të papranueshme nga Gjykata, gjendja faktike mbetet e njëjtë pasi të dëmtuarit janë dëgjuar në Polici dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor, ku kanë përshkruar në tërësi veprimet e të akuzuarve.
Prokurorja Salihu njoftoi se fjalën përfundimtare e kishte dorëzuar më herët me shkrim dhe se qëndron pas saj.
Mbrojtësi i të akuzuarit Jahiri, avokati Fanol Krasniqi pas dorëzimit të fjalës përfundimtare me shkrim, deklaroi se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është administruar asnjë provë që vërteton pretendimet e aktakuzës. Tha se dëshmitarët e dëgjuar kanë deklaruar se nuk janë të dëmtuar dhe se iniciativa për deklarimet e tyre ka ardhur nga pPolicia.
“Gjykata nuk mund ta shpallë fajtor të pandehurin vetëm duke ia falur besimin një prove”, deklaroi avokati Krasniqi.
Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Dudi, avokati Remzi Krasniqi deklaroi se fjalën perfundimtare do e dorëzojë me shkrim.
Dy të akuzuarit mbështetën fjalën përfundimtare të mbrojtësve të tyre, ndërkaq shpallja e aktgjykimit u caktua për një datë tjetër.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 korrik 2024, Remzi Jahirin e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burgim dhe 25 mijë euro gjobë, përderisa Hilmi Dudi është dënuar me 1 vit burgim dhe 10 mijë euro gjobë. Por, Gjykata e Apelit përmes vendimit të 18 qershorit 2025 duke aprovuar ankesat e mbrojtjes dhe sipas detyres zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Themelores, duke e kthyer çështjen në rivendosje.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 22 prill 2022, Remzi Jahiri ngarkohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarve Valon Maliqeviq, Drilon Maloku, Liridon Berisha dhe Valon Krasniqi, duke u dhënë para me fajde në shuma të ndryshme, me kamatë mujore e duke pranuar para në shuma dukshëm joproporcionale.
Ndërsa, për të akuzuarin Hilmi Dudi thuhet se nga viti 2018 deri më 24 tetor 2019, në restorantin e “Petrol Company” në Fushë-Kosovës, ka ndihmuar të akuzuarin Jahiri në dhënien dhe marrjen e parave për të dëmtuarit e lartcekur, në atë mënyrë që sa herë të dëmtuarit kanë marrë paratë si në dispozitivin e aktakuzës, si dhe kanë kthyer paratë nga i akuzuari Jahiri, prezent ka qenë edhe i akuzuari Dudi.

T� tjera
-
Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live
Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Z...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat he...
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...


































