Lajme

AAK siguron 8 ulëse, këta janë deputetët që pritet të jenë pjesë e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 11 June 2026

Me numërimin e 85.39 për qind të votave për deputetë, partia e Ramush Haradinaj ka siguruar tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës

Sipas rezultateve aktuale që mund të ndryshojnë pas numërimit të votave të përgjithshme, mandatet i kanë siguruar: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.

Megjithatë, përbërja e grupit parlamentar mund të ndryshojë nëse Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj vendosin ta dorëzojnë mandatin e deputetit.

-Advertisement-

Në këtë rast, bazuar në votat aktuale, mandatet do t’i merrnin Burim Ramadani dhe Agim Çeku, të cilët do të futeshin në Kuvend si zëvendësues të mundshëm në listën e koalicionit.

Rezultatet mbeten ende jo përfundimtare dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të numërimit të votave.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy