Lajme

Janina Ymeri dorëzon padi për shpifje ndaj Glauk Konjufcës

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 11 June 2026

Kandidatja për deputete nga LDK, Janina Ymeri ka njoftuar se, së bashku me përfaqësuesin e saj ligjor Donat Lushaku, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Ymerit, padia lidhet me deklaratat e bëra nga Konjufca në emisionin “Debat Plus”, të cilat ajo i konsideron shpifëse.

Në kuadër të padisë, ajo kërkon që Konjufca të bëjë një kërkimfalje publike, në të kundërtën Ymeri ka bërë të ditur se do të kërkojë kompensim financiar, i cili, sipas saj, varësisht nga vendimi i gjykatës, do t’i dedikohet shoqatës “Doën Syndrome Kosova”.

-Advertisement-

Ymeri theksoi se kjo është beteja e tretë ligjore që ajo ka ndërmarrë brenda më pak se një viti kundër institucioneve ose përfaqësuesve të pushtetit.

“Për më pak se 1 vit, unë kundër pushtetit ose akterë pushteti jemi në 3 beteja ligjore. Së pari kam dërguar rast për hetim në Prokurori Speciale për keqpërdorimet në çmim të rrymës, për çfarë jam thirr në dëshmi dhe kam pranuar të dëshmoj edhe në Gjykatë.”, ka shkruar Ymeri.

Po ashtu, ajo përmendi padinë për shpifje të ngritur ndaj saj nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke theksuar se padia ishte rrëzuar, por se procesi ende vazhdon pasi, sipas saj, KEK nuk ka hequr dorë nga rasti.

“Për shpifjen e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, kam vendosur të dorëzoj padi për të vënë të vërtetën në vend”, ka deklaruar Ymeri.

Ajo e ka përshkruar situatën si një përballje të vetme kundër një aparati të tërë shtetëror, duke theksuar se aktualisht është e angazhuar në tri beteja ligjore.

“Pra 1 njeri kundrejt 1 Aparati të tërë shtetëror me 3 Beteja Ligjore.”, përfundoi ajo.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy