Lajme

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 11 June 2026

Sot me fillim nga ora 16:00, në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve, pritet të nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Elezi kujtoi se votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se nga 27 mijë e 724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81 për qind e tyre, apo 22 mijë e 414 votues.

Në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr mbi 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po i nënshtrohen verifikimit.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate, të cilat mund t’i gjeni

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy