Lajme

Komuna e Prishtinës cakton kahun e qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 10 June 2026

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në lagjen “Lakërishtë”, është bërë riorganizimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, duke rikthyer qarkullimin në gjendjen e mëparshme.

Sipas njoftimit, rruga “Hekurudha” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Magjistralja M-2”, në drejtim të rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”.

“Rruga “Vicianum” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi”, në drejtim të rrugës “Magjistralja M-2”. Rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.” – thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama i arsyeton këto ndryshime me synimin për përmirësim të rrjedhës së trafikut, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore në lagjen “Lakërishtë”.

Andaj, Komuna u ka bërë lutje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy