Lajme

Përfundon verifikimi dhe numërimi në 22 QKN, rezufohen mbi 140 fletëvotime nga diaspora

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 10 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje të fundit nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

Nga përditësimet e fundit, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 22 Qendra Komunale të Numërimit, derisa po vazhdon në të tjerat.

Gjithashtu, sipas tij, deri të mërkurën në orën 10:00 janë shqyrtuar 7.295 pako me fletvotime nga jashtë vendit.

-Advertisement-

Ai ka thënë se prej tyre, 7.153 janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.

Sipas Elezit, arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, çka ka çuar në refuzimin e 114 pakove.

“Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do t’i nënshtrohen numërimit”, deklaroi ai. /

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy