Lajme

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut do të dërgojë hetues në Liban

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 10 June 2026

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut do të dërgojë një ekip hetuesish në Liban javën e ardhshme, tha shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk.

Ekipi do të vlerësojë shkeljet e mundshme të së drejtës ndërkombëtare nga të gjitha palët gjatë luftës aktuale në vend, raporton Reuters.

Më shumë se 3 mijë e 600 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Liban dhe më shumë se një milion libanezë janë zhvendosur.

-Advertisement-

ShBA shpalli një armëpushim më 16 prill, por luftimet kanë vazhduar dhe Libani thotë se Izraeli ka kryer gati 3 mijë e 500 sulme që nga shpallja e armëpushimit.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy