Lajme

Arrestohet në Prishtinë 21-vjeçari i kërkuar për grabitje, ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë burg

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 10 June 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar për veprën penale “Grabitje”.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer nga njësia për realizimin e urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në kuadër të veprimeve operative dhe hetimore për lokalizimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

I arrestuari është F.Sh., 21 vjeç, i cili ishte i dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”.

-Advertisement-

Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarit.

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy