Lajme

Mbi 60% e votave të numëruara, ja sa vota ka siguruar deri tani Fahrije Hoti

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 10 June 2026

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po hyn në fazën përfundimtare. Deri më tani, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar mbi 60 për qind e votave, duke bërë që të qartësohet gjithnjë e më shumë renditja e kandidatëve për deputetë.

Në mesin e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po tërheq vëmendje është edhe Fahrije Hoti.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hoti ka siguruar deri më tani 6 mijë e 43 vota.

-Advertisement-

Megjithatë, rezultati përfundimtar ende nuk është vulosur. Pas përmbylljes së numërimit të votave të rregullta, KQZ-ja do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura nga diaspora, të cilat mund të ndikojnë në renditjen finale të kandidatëve

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy