Lajme

Rriten krimet e dhun*shme në Zvicër, ekspertët flasin për shkaqet

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 09 June 2026

Vrasjet, dhuna në familje dhe rastet e përdhunimeve shënojnë rritje prej 8.1%, studiuesit përmendin raportimin më të madh dhe ndikimin e mediave

Zvicra ka regjistruar një rritje të dukshme të krimeve të dhunshme gjatë vitit 2025, një zhvillim që po konsiderohet i pazakontë për një nga vendet më të sigurta në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit, vrasjet, rastet e përdhunimeve dhe dhuna në familje janë rritur me 8.1 për qind krahasuar me një vit më parë.

-Advertisement-

Ekspertët theksojnë se rritja mund të lidhet me disa faktorë. Një prej tyre është rritja e gatishmërisë së viktimave për të raportuar rastet e dhunës seksuale dhe asaj në familje, çka ndikon në statistikat zyrtare.

Ndërkohë, për incidentet në hapësirat publike, studiues të fushës paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj pamjeve të luftës dhe dhunës në rrjetet sociale dhe media mund të ketë ndikim në sjelljen shoqërore.

Profesoresha Sandrine Haymoz nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Zvicrën Perëndimore (HES-SO) thekson se kjo mbiekspozim mund të çojë në “normalizimin” e sjelljeve agresive në shoqëri.

Autoritetet dhe ekspertët vazhdojnë të analizojnë shkaqet e kësaj rritjeje, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy