Lajme

E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali 42-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 09 June 2026

Një 42-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore, është arrestuar në Itali pas një operacioni të koordinuar mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Në prangat e policisë ka rënë Sefer Selimaj, i njohur edhe me emrin Ani Ibraliu, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë shqiptare.

Sipas Policisë së Shtetit, 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar përfundimisht në vitin 2017 me 15 vite burg për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

-Advertisement-

Nga dënimi i dhënë nga drejtësia shqiptare, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj e 19 ditë burgim.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy