Lajme

Kancelari austriak pas takimit me Kurtin: Të tejkalohet kriza politike, të bëhet progres i prekshëm në Dialog

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 09 June 2026

Kancelari austriak, Christian Stocker, ka shkruar pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Socker ka thënë se duhet të tejkalohet kriza politike në vend dhe të bëhet progres i prekshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE.

“Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë dhe Evropën, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim plotësisht rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.Tani është koha për të kapërcyer bllokimin politik, për të çuar përpara reformat dhe për të bërë përparim të prekshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë. Një e ardhme e qëndrueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy