Lajme

Aksion “në 5 lokacione: Ndalohen pesë persona të dyshimtë – sekuestrohen armë, para, vetura e kompjuterë

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 09 June 2026

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me operacionin e realizuar sot në disa lokacione, në kuadër të luftimit të krimit të organizuar.

Policia ka njoftuar se nga ky aksion janë arrestuar pesë persona në rastin e njohur me emrin “White Star”, të martën në disa lokacione.

Operacioni policor është realizuar nga Policia e Kosovës dhe ka përfshirë disa lokacione si në; Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore.

-Advertisement-

Pesë (5) personat janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale:

pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.
Gjatë realizimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova relevante dhe pasuri të specifikuara duke përfshirë:

6 armë;
5 karikatorë;
Lëndë narkotike e llojit kokainë 9.67 gr;
Fara mbjellëse të llojit marihuanë 35,18 gr;
239 fishekë 239;
25 telefona 25 ;
7595 para të gatshme në euro;
10 automjete dhe 1 motoçikletë;
10 kompjuterë;
13 USB dhe 1 DVR;
16 ora dore etj.
Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. Pjesëtarë të këtyre insitucioneve, së bashku me prokurorin e rastit kanë monitoruar operacionin policior nga vendi i ngjarjes.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin për luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit. Nëpërmjet bashkëpunimit institucional dhe veprimeve të koordinuara, do të vazhdojnë të ndërmarrin masa për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, duke siguruar llogaridhënie dhe respektim të procedurave ligjore”.

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy