Kulturë

Bujar Gashi pjesë e panairit të librit “Salon du Livre au Château” në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 16 Maj 2026

Autori dhe fotografi Bujar Gashi ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në panairin e librit “Salon du Livre au Château”, që do të mbahet në Zvicër, ku do të prezantojë librin e tij “Explore Kosova” dhe njëkohësisht do të hapë një ekspozitë personale fotografike, shkruan Gazeta Infokus.

Në kuadër të këtij aktiviteti kulturor, Gashi do të prezantojë 30 fotografi që promovojnë Kosovën përmes imazheve artistike dhe turistike, duke synuar të sjellë më afër publikut ndërkombëtar vlerat dhe bukuritë e vendit.

Eventi do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 16:00 deri në 22:00, në adresën Rue Vallier 3, 2088 Cressier NE në Zvicër.

-Advertisement-

Gashi ka ftuar publikun që të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke e cilësuar si një mundësi të rëndësishme për promovimin e kulturës dhe imazhit të Kosovës jashtë vendit.

“Shumë i lumtur që do të jem pjesë e panairit të librit “Salon du Livre au Château” në Zvicër! Përveç prezantimit të librit tim “Explore Kosova”, do të hapet edhe ekspozita ime personale me 30 fotografi që promovojnë Kosovën. Ju mirëpresim!  06 Qershor 2026Ora: 16:00 – 22:00, Rue Vallier 3, 2088 Cressier NE (Zvicër)”, ka shkruar Gashi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy